Download

Distance

4.87 mi

Elevation gain

850 ft

Technical difficulty

Moderate

Elevation loss

843 ft

Max elevation

341 ft

Trailrank

29

Min elevation

36 ft

Trail type

One Way
  • Photo of Palase (Rruget e Bardha) – Gjiri i Shen Andreut
  • Photo of Palase (Rruget e Bardha) – Gjiri i Shen Andreut
  • Photo of Palase (Rruget e Bardha) – Gjiri i Shen Andreut

Coordinates

79

Uploaded

May 8, 2018

Recorded

May 2018
Be the first to clap
Share
-
-
341 ft
36 ft
4.87 mi

Viewed 1807 times, downloaded 23 times

near Palasë, Vlorë (Albania)

SHTEGU PALASE (RRUGET E BARDHA) – GJIRI I SHEN ANDREUT
Shtegu: Delta e Përroit të Palasës- Giri i Shën Ndreut
Distanca: 8.11 km
Koha: 2 orë
Lartësia: 79 m
Vështirësia: I moderuar
---------------------------------------
Trail: Palasa’s river delta- Bay of Saint Andrea
Distance: 8 km
Time: 2 hours
Altitude: 79 m
Difficulty: Moderate


Ky shteg përshkon pjesën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë bregdetit të Jonit, prej nga ka marrë dhe emrin “Shtegu i Jonit”. Hyrja në shteg njpërkon me kufirin jugor të Rezervatit natyror të menaxhuar “Karaburun” dhe të Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”. Ka nje gjatësi prej 8 km. Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 0 m në hyrje të shtegut dhe arrin deri në afërsisht 90-100 m.
Shtegu është një rrugë këmbësore e cila para viteve 1990 është përdorur nga ushtria si rrugë lidhjeje midis dy reparteve ushtarakë (reparti i Vraleos dhe repartit të Shën Andreut). Gjithashtu ky shteg është përdorur nga punëtorë që grumbullonin zhguallin e frutit të valanidhit në vitet 1980 -1990, të cilin e përdornin në industrinë e përpunimit të lëkurave . Në ditët e sotme, shtegu përdoret nga banorët e zonës të cilët zhvillojnë blegtori, nga bletërritësit dhe grumbulluesit e bimëve mjekësore. Shtegu, në disa ditë të veçanata të vitit, përdoret dhe për peligrinazh fetar në kishën ortodokse e cila ndodhet në Gjirin e Shën Andreut. Në afërsi të gjirit të Shwn Andreut, ndodhet njw shpellw me tw njwjtin emwr.
Shtegu është i dukshëm dhe i markuar me sinjalistikën me bojë të bardhë dhe të kuqe. Peizazhi është interesant, gjatë shtegut takohen gjire shkëmbore si ai i Kuforit në formë “S”-je dhe gjiri i Ropilesë. Bregu është shkëmbor dhe i gjithë shtegu përshkon Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”, në të majtë të tij.
Flora është e pasur me drurë të lartë pyjor me valanidh (Quercus ithaburensis macrolepsis), lis (Quercus petraea), qarr (Quercus cerris), shkurre mesdhetare si Përralli (Quercus cocciferra), mare (Arbutus unedo), ilqe (Quercus ilex), frashër (Fraxinus ornus), gjineshtër (Spartium junceum), mersina (Myrtus communis) dhe bimë mjekësore si sherebela (Salvia officinalis), rigoni (Origanum vulgare), shafrani (Crocus longiflorus) dhe bar blete (Melissa officinalis). Pylli i valanidhit në Shën Andre është nga më të mëdhenjtë në të gjithë gadishullin e Karaburunit. Fauna e zonës përfaqësohet nga lepuri (Lepus capensis), huta (Buteo buteo), dhelpera (Vulpes vulpes), qukapiku (Picus canus), ujku (Canis lupus), thwllwza e malit (Alectoris graeca), sorkadhe (Capreolus capreolus), derri i egwr (Sus scrofa) etj.
Gjatë shtegut mungojnë burimet me ujë të pijshem si dhe nuk ofrohet asnjë strukturë turistike apo shërbim. Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtateshme si për ecje të lehtë por edhe të sigurt për arsye të prezencës së nepërkave dhe gjarpërinjve në periudhën Maj-Tetor. Jo e gjithë gjatësia e shtegut, mbulohet nga operatorët telefonik.
---------------------------------------------------------------------------------
This trail crosses the western part of the Karaburun peninsula, along the Ionian coast, from where it got the name "Ionian trail." The entrance to the trail coincides with the southern boundary of the Natural Managed Reserve "Karaburun" and the National Marine Park "Karaburun-Sazan". It has a distance of 8 km. Altitude above sea level ranges from 0 m at the starting point to 80-100 m. In the late ‘90s, this trail was used by the army as a linking road for two military bases (those of Vraleo and Shën Andreu). Also this path was used by the villagers who used to collect oak nut, used in leather industry. Today shepherds, beekeepers and those who collect medicinal plants use this trail. It is used also as a path for religious journeys, since at Shën Andre bay there is a very old church named ‘’Shën Andre Church’’. Very close to Shën Andre bay, there is a cave with the same name.
The trail is visible and indicated by marks in white and red color. There is a wonderful landscape, characterized by the rocky bay shaped as an “S”, such as Kufory bay. At the left side of the trail, along it, is the Marine National Park of “Karaburun Sazan”.
There is a very rich flora, represented by: high forest of different oak species like the valonia oak (Quercus ithaburensis macrolepsis), the sessile oak (Quercus petraea), the turkey oak (Quercus cerris); Mediterranean shrubs like the kermes oak (Quercus cocciferra), the strawberry tree (Arbutus unedo), the holm oak (Quercus ilex), the flowering ash (Fraxinus ornus), the spanish broom (Spartium junceum), the myrtle (Myrtus communis) and also medicinal plants like the common sage (Salvia officinalis), the oregano (Origanum vulgare), the saffron crocus (Crocus longiflorus) and the balm (Melissa officinalis). The valonia oak forest, in Shën Andre, is one of the biggest in Karaburuni peninsula. The fauna is represented by the cape hare (Lepus capensis), the common buzzard (Buteo buteo), the red fox (Vulpes vulpes), the gray faced woodpecker (Picus canus), the gray wolf (Canis lupus), the rock partridge (Alectoris graeca), the roe deer (Capreolus capreolus), and the wild boar (Sus scrofa). There are no water sources and touristic services during this trail. You have to bring adequate shoes to walk easily and to prevent injurys in case of snakebite, mainly from May to October. There is no phone signal in some parts of the trail.

Comments

    You can or this trail